Kusari: Të miratohet rezoluta që i mbron kufijtë aktual të Kosovës

Aktuale

Kusari: Të miratohet rezoluta që i mbron kufijtë aktual të Kosovës

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 21:32
Mimoza Kusari Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari ka theksuar se seanca e thirrur nga opozita ka qwllim me e mbrojt bazën e shtetit të Kosovës dhe kufijtë e Kosovës, me të cilin Kosova ka subjektivitet ndërkombëtar.

Kusari: Të miratohet rezoluta që i mbron kufijtë aktual të Kosovës

“U bëj thirrje deputetëve të partive në pushtet, që t’i thërrasin mendjes së arsyes, të dinë që kanë një përgjegjësi historike dhe kombëtare, që të jenë në seancë dhe natyrisht që të kalojë rezoluta, e cila i mbron kufijtë aktual të Kosovës, e cila është baza e shtetit të Kosovës”, ka theksuar Kusari.

Ajo ka përshëndetur pjesëmarrjen e deputetëve të Nismës, ndërsa ka theksuar se barazimi i mospjesëmarrjes së deputetëve të opozitës për miratimin e ekipit negociator, nuk është i barabartë me atë çfarë po kërkojmë ne sot, dhe ka shtuar se këtu është duke u mbrojtur baza e shtetit të Kosovës, kufijtë e Kosovës, me të cilin Kosova ka subjektivitet ndërkombëtar, ndërsa e ka quajtur turp dështimin e një seancë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat