Çfarë ndodhi me lëndën e Aulon Zekës, kush e humbi? - Bota Sot
Çfarë ndodhi me lëndën e Aulon Zekës, kush e humbi?

Aktuale

Çfarë ndodhi me lëndën e Aulon Zekës, kush e humbi?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 shtator 2018 Në ora: 22:53
Aulon Zeka

Lënda për vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zekës i cili një vit më parë ishte gjetur i vdekur në afërsi të shkollës “Model”, në Prishtinës, ku tre të mitur u gjykuan për këtë vrasje, Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim.

Por kjo lëndë fatkeqësisht nuk është kthyer e plotë, pasi Gjykata e Apelit thotë se lëndën e ktheu në Themelore të plotë.

Është për u çuditur fakti se si ka mundësi që po humbin lëndët në Kosovë, e konkretisht rasti i Aulon Zekës ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike në vend Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Ai ka thënë për “Bota sot” se nuk  mund të ndodhë që lënda të humbet dhe mos të kthehet e plotë, por në Kosovë gjithçka është e mundur.

Sipas tij, kjo do të ishte rast ekstrem që do të duhej doemos të kërkohet  përgjegjësi nga kompetentët.

“Mendoj se familja e të ndjerit duhet të kërkojë nga prokuroria dhe gjykata që  të fillojë procesi gjyqësor për rastin, dhe të lypin sqarime se përse deri më tash nuk ka të dhëna konkrete në lidhje me rastin e djalit të tyre Aulon Zekës. Kjo çështje është detyrë e Policisë së Kosovës dhe Drejtësisë, dhe meqë kompetencat dihen nuk mund të ketë zvarritje”, është shprehur Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat