Arifi: Nëse është në pyetje “çfarëdo vizatimi të kufijve”, unë jam për ngrirje konflikti - Bota Sot
Arifi: Nëse është në pyetje “çfarëdo vizatimi të kufijve”, unë jam për ngrirje konflikti

Aktuale

Arifi: Nëse është në pyetje “çfarëdo vizatimi të kufijve”, unë jam për ngrirje konflikti

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 23:42
Avni Arifi

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka theksuar se nëse Kosova duhet të zgjedh në mes të konfliktit të ngrirë dhe “çfarëdo vizatimi të kufijve”, ai është për ngrirje konflikti.

“Nëse duhet Kosova të zgjedh në mes të konfliktit të ngrirë dhe “çfarëdo vizatimi të kufinjve” unë jam për ngrirje konflikti. Nëse duhet Kosova të zgjedh në mes të “defunksionalizimit / AKS ala republika Srbska dhe konfliktit të ngrirë prap unë jam për “ngrirje të thellë”. Marrëveshja duhet të ndërtohet mbi parimet ekzistuese për mbrojtjen e të drejtave t? komuniteteve, pajtimit dhe njohjes reciproke. Çdo gjë tjetër nuk i shërben askujt”, ka shkruar Arfi në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat