Ish ushtaraku dhe komandanti i UÇK-së tregon planin serb për shpëtimin e Thaçit nga Specialja - Bota Sot
Ish ushtaraku dhe komandanti i UÇK-së tregon planin serb për shpëtimin e Thaçit nga Specialja

Aktuale

E martë, 20 nëntor 2018

Ish ushtaraku dhe komandanti i UÇK-së tregon planin serb për shpëtimin e Thaçit nga Specialja

Nga: P.R Më: 6 shtator 2018 Në ora: 08:46
Hashim Thaçi dhe Naim Maloku / Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish ushtaraku dhe ish komandanti i UÇK-së, Naim Maloku, përmes një postimi në facebook, ka shkruar me atë që siç thotë ai “tentimin e hyrjes ne pazare me Serbi”.

“Shkurt, plan Serb eshte ky e shtyre si ide me pazarin: Ti shtyje si ide e jotja- Ne Ty jo ne Gjykate. Ky eshte i vetmi çmim qe Serbia ka me e pagu nese ndodhe kjo”, ka shkruar Maloku, përcjellë “Bota sot”.

“Ma i forte ka qene Rugova ne vitin 1992 kur Milan Paniq u dergu nga Amerika me u marre vesh me Ne, pa lufte, sepse i kishim ne dore, atehere, keta faktor: Liderin apsolut (dhe po vertetohet patriotin me te madh Shqiptar), unitetin e brendeshem edhe ishim kercenim edhe per nje lufte- hapje te frontit jugor kur Serbia i kishte mbi 2000 km front te hapur me Kroat dhe Boshnjak. Çka kemi tani ne dore?”, shkruan ndër tjerash Maloku, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

PER TENTIMIN E HYRJES NE PAZARE ME SERBI

Nje gje eshte e sigurt, ky eshte projekt Serb i studiuar mire me te vetmin qellim qe Ne, pra Shqiptart, vet me vullnetin tone me i kontestu kufijt e shtetit tone tashme te legjtimuar edhe Nderkombtarisht- GJND dhe 113 njohje. Edhe diqka eshte e sigurt, nuk eshte faktori Nderkombtar qe po e deshiron dhe shtyne nje hap te tille (SHBA, Britani, Gjermani, France, Itali - quinti pra ose BE) sepse po te donin nje gje te tille kan mujte me e kry para 2008-tes e jo me n'a pavaresu , njohur dhe ndihmu ne njohje per 10 vite.

Shkurt, plan Serb eshte ky e shtyre si ide me pazarin: Ti shtyje si ide e jotja- Ne Ty jo ne Gjykate. Ky eshte i vetmi çmim qe Serbia ka me e pagu nese ndodhe kjo.

Jam i bindur, duke i njohur Serbet, qe vetem Ne ,vet ,"me e lujte gurin" Serbia ka me e vendose ,kufirin , atje ku te don Ajo e ndihmuar nga Bashkesia Nderkombtare( kan me na kethy shpinen - mbane mend- si me Mal te Zi- qe poashtu pazar individual ka qene). E kjo: "me e dhane kete e me e marre kete" TE TRASHTE E SURLES KEMI ME E MARRE

Me çka me e marre? Me force ekonomike a? Me force ushtarake a? Me unitet a? Me fuqi politike a? Ku po i shifni ata faktor ,ne anen tone, ne te cilet po bazoheni qe do te jemi pale e forte ne keto pazare? 

Serbine kemi me e pase ne lumin Iber ne veri dhe ne Graqanice (per shkak te minieres se Kishnices) ne lindje per te shpetu lekuren e tre- kater veteve qe jane pengj. 

Serbia marveshjen e energjise e ka nenshkru, me ndermjetesimin e BE-s, qe tri vite dhe ende nuk e kemi leshu ne funksion linjen e transmisionit Kosove-Shqiperi, per te cilen jane dhene 70 milion Euro ,e po i permbahet marveshjeve kur Ne vet e zhbejme shtetesine tone. 

A na ka njohur Serbia dhe a jemi ne OKB qe te jemi te barabart si pale? Po garanton Sorosi a? Baton Haxhiu garance a? 

Ma i forte ka qene Rugova ne vitin 1992 kur Milan Paniq u dergu nga Amerika me u marre vesh me Ne, pa lufte, sepse i kishim ne dore, atehere, keta faktor: Liderin apsolut (dhe po vertetohet patriotin me te madh Shqiptar), unitetin e brendeshem edhe ishim kercenim edhe per nje lufte- hapje te frontit jugor kur Serbia i kishte mbi 2000 km front te hapur me Kroat dhe Boshnjak. Çka kemi tani ne dore?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test