Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka ftuar të gjithë kolegët e tij deputetë që të marrin pjesë në seancën për ta miratuar rezolutën, që ndalon të flitet në dialog për shkëmbim territoresh, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo është vija e kuqe më e rëndësishme në këtë dialog.
Postimi i tij i plotë:
I ftoj te gjithe koleget e Kuvendit te Kosoves te vijne ne seance per te miratuar rezoluten se "Kosova nuk ka vullnet te bisedoje me Serbine per shkembim territoresh". Kjo eshte VIJA E KUQE me e rendesishme ne kete dialog.