Sherifi: Opozita mori mesazhin që kërkoi

Aktuale

Sherifi: Opozita mori mesazhin që kërkoi

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:24
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi, shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, ka thënë se me dështimin e seancës së jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për të ndaluar negocimin e kufijve në dialogun me Serbinë, opozita mori mesazhin e duhur.

Edhe pse Nisma ishte zotuar se do të marrë pjesë në seancën e ftuar nga opozita, kjo parti më pas ndryshoi mendje duke thënë se pa bërë të gjitha votat e veta opozita, nuk do t’ua mundësojë kuorumin. Me dështimin e sotëm për të arritur votat opozita, sipas Sherifit, partitë opozitare morën përgjigjen e merituar.

“Siç u kemi thënë pa i bë numrat nuk votojmë. E shoh të domosdoshme që në emër të Nismës të themi se këto tri ditë treguan një realitet që e kemi ditur. Për tri ditë, për çështje të mëdha as opozita e as pozita nuk po bëhen bashkë në raport me Serbinë. Të mos bëhen lojëra të panevojshme. Ky ishte mesazh që të mos lejohen lojëra. Gjashtë liderë të partive duhet të bëhen bashkë dhe të ulen e t’i japin një përgjigje kësaj çështje e të mos u drejtohen deputetëve. Të mos luajmë sepse opozita kërkon të shpëtojë vendin nga mazhoranca, por kërkon votën e tyre. Ky është mesazhi që kemi dashur ta përcjellim sepse nuk mund ta shpëtosh vendin nga mazhoranca duke kërkuar vota të mazhorancës. Nëse jemi rrezik për vendin rrëzojeni mazhorancën, por mos bëni lojëra”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat