Sherifi: Edhe ne lujtëm me opozitën

Aktuale

Sherifi: Edhe ne lujtëm me opozitën

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:53
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Bilall Sherifi

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Bilall Sherifi ka thënë se këto tri ditë është shpërfaqur realiteti tashmë i ditur, që për çështje të mëdha as mazhoranca e as opozita nuk mund të bartin procesin të vetëm.

Sipas tij, gjashtë liderët duhet të bëhen bashkë dhe t’i japin një përgjigje kësaj çështje.

Sherifi: Duhet bashkëpunim, s’ka zgjidhje tjetër

“Lojërat, ejani ju, opozita fton në seancë, ta shpëtojmë vendin nga mazhoranca, pe kërkojnë votën nga mazhoranca, a nuk është kjo një ironi e tepërt a? Nëse konsiderojnë se ata mund ta shpëtojnë vendin se mazhoranca rrezikon vendin dhe kërkojnë pret tyre me ndihmu, duhet bashkëpunim se kështu nuk shkon”, tha ai.

Sherifi tha se edhe ata luajtën kur iu thanë opozitës ‘nëse i keni votat ne ju ndihmojmë’. Sipas tij lojës i janë përgjigjur me lojë.

Sherifi tha se Limaj ka mundur të jetë në Bruksel vetëm i emëruar nga Qeveria dhe ka kërkuar të votohet edhe nga Kuvendi.

Sherifi ka kërkuar që liderët të takohen dhe le të zgjatë sa të dojë procesi, në fund me një marrëveshje dhe ata të zgjedhin këtë çështje e të mos e lënë përgjegjësinë te deputetët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat