Haradinaj: Një ambasador që pret instruksione nga Prishtina është qyqan

Aktuale

Haradinaj: Një ambasador që pret instruksione nga Prishtina është qyqan

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 13:15
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe lideret e tjere

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur ashpër për ambasadorët e Kosovës në shtetet e huaja.

Ai tha se nëse një ambasador pret instruksione nga Prishtina  është i pazot.

Në fjalimin e tij në konferencën e ambasadorëve që është duke u mbajtur në Prishtinë, Haradinaj iu ka marrë shembull ambasadorët e vendeve të huaja që veprojnë në Kosovë.

Haradinaj: Bëhuni si ambasadorët e huaj, ndihmojeni Kosovën

“ Unë e di që ju me vështirësitë e juaja, përpos që ankoheni se ne nuk po iu dërgojmë instruksione, e që mendoj se nuk keni të drejtë ambasadorë të nderuar. Mendoj se është i pazoti ai ambasador ose ai diplomat që thotë se nuk po na dërgon Prishtina instruksione. Unë  mendoj se ai është një qyqan ose qyqane. E pse po e them për këtë, sepse mediat e sotme, teknologjia e ka mundësuar që ju mund ta shihni takimin e Qeverisë direkt, ju mund t’i përcillni 20 tema të takimit të Qeverisë. Është marre me thënë se nuk po dërgon Prishtina instruksion, si nuk ju vjen marre, e keni takimin e Qeverisë direkt...Unë i shoh ambasadorët e vendeve tjera që janë këtu, sa të interesuar janë për proceset e këtij vendi, sa shumë mësojnë e sa shumë dinë, sa janë të zotë  me i ndihmua vendet e veta. Edhe ju bëjeni të njëjtën, interesohuni për vendin tuaj, përcillni proceset, përcillni temat. Ju siguroj se keni mjaftë pà «r me e paraqitë Kosovën tek këto vende”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat