Limaj: 15 vjet kam vuajtur në gjyqe, veç që s’kam pranuar të shantazhohem - Bota Sot
Limaj: 15 vjet kam vuajtur në gjyqe, veç që s’kam pranuar të shantazhohem

Aktuale

Limaj: 15 vjet kam vuajtur në gjyqe, veç që s’kam pranuar të shantazhohem

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 15:01
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka thënë se për 15 vjet nuk ka pranuar të shantazhohet. Ai ka thënë se nëse ai do të pranonte një gjë të tillë, ai nuk do të futej fare në procese gjyqësore.

Në një shkrim të postuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Limaj ka thënë se nëse do t’i pranonte shantazhet fare nuk do të shkonte në Hagë

“Kam mund ta ulë kokën dhe as në Hagë mos me shku. Kam mund me ulë kokën mos me hi në procese në Kleçkë dhe për ministri. Nëse ka dikush që ka dhanë prova që është i pashantazhuar am unë. Qysh nuk ju vjen turp pas 15 vjet nëpër gjyqe më përmend shantazh pas gjithë atyre proceseve që kam kaluar dhe ashtu qysh kam deklaruar nga fillimi ashtu kanë përfundu”, ka shkruar Limaj.

Videon e fundit të publikuar në media, Limaj e vlerëson si tendencë për ta dëmtuar Nismën në vota

Limaj thotë se në Kosovë ka deputetë, ish ministra dhe kryetar komunash të cilët janë të shantazhuar.

Ai ka thënë se ka pranuar të vuaje në gjyqe për gjatë gjithë kësaj kohe më qëllim të vetëm që askush mos më mund me ia mbyllë gojën dhe me marrë vendime për të cilat beson se janë të drejta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...