Këshilltari i Pacollit, Vulinit: Ushtria jote e ka marrë përgjigjen në secilën betejë të UÇK-së

Aktuale

Këshilltari i Pacollit, Vulinit: Ushtria jote e ka marrë përgjigjen në secilën betejë të UÇK-së

Nga: A.ZH Më: 6 shtator 2018 Në ora: 16:07
Jetlir Zyberaj dhe Behgjet Pacolli

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, ka reaguar pas kërcënimeve të ministrit serb të mbrojtjes Aleksandar Vulin, se institucionet e Prishtinës nuk duhet të mendojnë që të zbatojnë forcën ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, pasi kjo sipas tij, do të merrte një përgjigje të qartë.

Zyberaj në një postim në Facebook, ka thënë se ushtria e Vulinit, e ka marrë përgjigjen në secilën betejë të UÇK-së.

Ai ka thënë se si rezultat i poshtërimit në secilën betejë, Vulin tani po shfaq mllefin dhe egërsinë mbi popullatën civile.

Sipas Zyberajt, Kosova është e përkushtuar për paqe e jo dhunë, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i tij:

 “Ushtria” e Vulinit e ka marrë përgjigjen në secilën betejë të UÇK-së, përkundër raportit të numrave. Si rezultat i poshtërimit në secilën betejë, mllefin dhe egërsinë e shfaqnin në popullatën civile. 

Tani është koha e dialogut dhe jo e dhunës. Është koha e paqes në rajon dhe integrimit t? Kosovës në NATO. Kosova është e përkushtuar për paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat