PSD kërkon formimin e një ekipi nga Kuvendi që mbikëqyrë dialogun, e jo nga Qeveria

Aktuale

PSD kërkon formimin e një ekipi nga Kuvendi që mbikëqyrë dialogun, e jo nga Qeveria

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 16:11
Dardan Sejdiu

Partia Socialdemokrate kërkojnë që të bëhet një ekip në Kuvend që mbikëqyr dialogun me dy të tretat, dhe jo të propozohet nga Qeveria.

“Dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit. Pushteti po bllokon seancën e opozitës, po e pamundëson funksionimin  e Kuvendit. Platforma duhet të votohet me dy të tretat, vendi ka nevojë për konsensus. Nuk ka interesim të jepen propozime konkrete-PSD  është e vetmja që ka propozime konkrete”, tha Sejdiu.

Sipas tij presidenti Hashim Thaçi nuk ka mundësi as kompetencë të flas për territore.

“Me një platformë nacionale duke e kthyer dialogun në Kuvend, do ta spostojmë presidentin. Rruga e vetme është dialogu në kuvend. Ndërkëmbëz e dobët ajo që e bëri kryeministri me thirrjen e seancës së re”, tha deputeti Sejdiu.

“Rruga e vetme është dialogu në Kuvend, dhe Kuvendi t'i marre dizginat e dialogut", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat