Avokati i familjes Zeka flet rreth rastit të zhdukjes së lëndës së Aulonit

Aktuale

Avokati i familjes Zeka flet rreth rastit të zhdukjes së lëndës së Aulonit

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 6 shtator 2018 Në ora: 17:09
Aulon Zeka

Lënda e vrasjes së Aulon Zekës duke përfshirë edhe aktakuzën, ditë më parë është raportuar së  është zhdukur dhe nuk po gjendet, ndërsa tani më lënda është gjetur në Gjykatën e Apelit.

Për shkak të zhdukjes së papritur të lëndës seanca për rastin e Aulonit u shty për një datë të pacaktuar.

Image
Skënder Musa

Dosja e aktakuzës u zhduk kur Gjykata e Apelit vendosi të  rikthejë rastin e vrasjes së Zekës edhe një herë në rigjykim, duke përfunduar kështu në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mirëpo jo e gjitha.

Avokati i familjes Zeka, Skënder Musa në një bisede me gazetën “Bota sot” është shprehur i shqetësuar rreth kësaj çështje dhe efektet negative që do të ketë.

“Ne konsiderojmë se kjo situate e shmangies së lëndës tashmë e ka dëmtuar procesin gjyqësor ne shkallë të parë për faktin se seanca e caktuar me datën 05.09.2018 u shty si dhe është pamundësuar kryerja e disa veprimeve procedurale. Ne nuk mund të spekulojmë se si është nda një pjese e lëndës dhe ka humbë pasi që lënda ka shkuar si tersi. Ne si përfaqësues i palës se dëmtuar jemi të shqetësuar rreth kësaj çështje dhe efektet negative që do të këtë në procedurë në shkallë të parë” ka përfunduar avokat Skënder Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat