Policia e Kosovës nuk e di nëse Vuçiq ka leje për të hyrë në Kosovë

Aktuale

Policia e Kosovës nuk e di nëse Vuçiq ka leje për të hyrë në Kosovë

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 17:33
Aleksandër Vuçiq

Policia e Kosovës ende nuk është informuar nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka marr leje për të qëndruar në Kosovë gjatë kësaj fundjave.

Media ka tentuar të marr një përgjigje nga zyrtarë të Policisë së Kosovës rreth planit operativ për përcjelljen e vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por askush nuk ka folur.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Baki Kelani në fillim ka thënë se duhet të marrin përgjigje nga Ministria nëse i është dhënë leja pastaj të dalin me planin operativ.

Media ka tentuar edhe në orët e pasdites të marr një përgjigje por që zyrtarët e informimit në këtë institucion nuk u janë përgjigjur thirrjeve.

Ndryshe, më 8 dhe 9 shtator pritet që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të qëndrojë në Kosovë dhe do të jetë i shoqëruar nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Lajmin se i është dhënë leja për vizitë në Kosovë, e ka konfirmuar këshilltari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat