Le Monde: Macron, pro apo kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi?

Aktuale

Le Monde: Macron, pro apo kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi?

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 19:09
Thaçi dhe Vuçiq

Sipas gazetës së referencës në Paris presidenti francez Emmanuel Macron mund të mos jetë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, megjithëse deplomacia e vendit të tij nuk është shprehur ende për këtë çështje.

“Nëse Parisi po hesht për këtë temë, Pallati Elysée i mbështet në mënyrë diskrete negociatat” shkruan Le Monde që mban datën 7 shtator.

Ajo i referohet një burimi të saj brenda rrethit të presidencës franceze që i ka thënë gazetës: “nëse kjo zgjidhje pranohet nga të dy vendet pse mos merret për bazë? megjithëse mund të kuptohen frikërat e partnerëve tanë duke nisur që nga  Angela Merkel, që i friksohet hapjes së precedenti. Pikërisht për këtë duhet pasur kujdes” thotë burimi.

Ky citimi është pjesë e një artikulli më të gjatë, ku i bëhet jehonë qëndrimeve të ish-administratorit të Kosovës dhe ish-ministrit të Jashtëm Francez, Bernard Kuchner.

Kushner ka dalë hapur në mbrojtje të nismës së Vuçiqit dhe Thaçit duke thënë se nuk ka një zgjidhje më të mirë. Ai ka hedhur poshtë krahasimin me Bosnjën duke thënë se palët e kanë të pamundur të bien dakord për një zgjidhje të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat