Gashi: Nuk e përfaqësoj Listën Rugova në Qeverinë Haradinaj

Aktuale

Gashi: Nuk e përfaqësoj Listën Rugova në Qeverinë Haradinaj

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 21:04
Dardan Gashi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka folur për përfshirjen e tij në Qeverinë e Kosovës, e cila udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Gashi ka thënë në emisionin “Pressing”, se nuk përfaqëson askënd, përveç vetes së tij, në Qeverinë Haradinaj.

Ai ka mohuar se përfaqëson Listën Rugova në këtë qeveri. “Lista Rugova nuk ekziston qysh prej rënies së Qeverisë Thaçi 2, kur kemi qenë pjesë e saj”, është shprehur ai.

Lista Rugova, ka thënë Gashi, më nuk është subjekt i regjistruar politik.

Ai ka thënë se përfshirja e tij individuale në Qeverinë Haradinaj “nuk është e jashtëzakonshme dhe e pazakonshme”.

“Kryeministri e ka lirinë të ftojë në qeveri njerëz që mendon se i duhen”, ka thënë Gashi.

“Më ka ftuar edhe mua. S’është shkelje e ndonjë ligji, apo norme morale”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat