“Kërkoni kufijtë e parë deri në Nish, ose heshtni, po na leni pa Mitrovicë dhe Ujman”

Aktuale

“Kërkoni kufijtë e parë deri në Nish, ose heshtni, po na leni pa Mitrovicë dhe Ujman”

Nga: N.Sh Më: 6 shtator 2018 Në ora: 22:26
Harta e Kosovës

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, thotë se nuk ju besohet çështja e kufijve liderëve aktual politik në Kosovë.

Kelmendi thotë se liderët politik janë zhytur në luksin e politikës, të cilët do të mbahen mend nga çdo gjeneratë e shqiptarëve, brez pas brezi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni postimin e plotë:

Po ku iu besohet juve more çështja e kufijve të Kosovës ?!

Ju lider politik të pushtetit, të zhytur në luksin e politikës po dëshironi të i bëni "mirë" Kosovës.

Ju jeni ata që do të iu mbajnë mend çdo gjeneratë shqiptari, brez pas brezi.

Ju ia falët 8 mijë hektarë Malit të Zi.

Ju në ditën ku u ratifikua marrëveshja e demarkacionit, kur ia dhuruat Malit të Zi 8 mijë hektarë, u përqafuat në parlament njëri me tjetrin duke ia uruar humbjen e 8 mijë hektarëve të Kosovës.

E tash nuk iu mjaftoj dëmi prej 8 mijë hektarëve që ia dhuruat Malit të Zi, tash po dëshironi edhe Serbisë ia bëni një dhuratë " modeste".

Po dëshironi të ia dhuroni Serbisë pjesën më të pasur të Kosovës, pjesën veriore.

Opozita e zhytur në luksin e politikës nuk po mundet të i bën ballë koalicionit qeverisës PAN-Akr.

LDK-ja ka përgjegjësi që Kadri Veselin e bëri kryeparlamentar dhe Hashim Thaçin president, në mandatin e kaluar.

VV-ja po ndjehet frikësuar nga kërcënimet e vazhdueshme të kryeministrit Haradinaj, së fundi edhe kërcënimet fizike.

VV-ja mandatin e kaluar e pat "shkatërruar" qeverinë e LDK-së me ve e domate, nga kryeministri e rend deri të zv.ministrat.

Këtë mandat VV- ja nuk po guxon as "cik" me ia bë qeverisë Haradinaj.

Tash për ta rikthyer reputacionin dhe vëmendjen pas përçarjes, kërkon ta sakrifikoj rininë dhe policinë me protesta.

E kam thënë më herët, po e them prap:

kufijtë e parë origjinal e Kosovës i ka caktu Perandoria Osmane deri në Nish. Ose kërkoni kufijtë e parë origjinal të Kosovës deri në Nish, ose heshtni se keni ma na lënë edhe pa Mitrovicë edhe pa Ujman.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat