Reagimi i ashpër ndaj Berishës? Thaçi: Fola pa emra, por kush mundohet me shty dialogun e Kosovës, e ka gabim

Aktuale

Reagimi i ashpër ndaj Berishës? Thaçi: Fola pa emra, por kush mundohet me shty dialogun e Kosovës, e ka gabim

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 22:55
Hashim Thaçi

Pyetjes se gazetarit Blendi Fevziu për ‘reagimin e shpërpjesëtuar’ ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh kundër ndryshimit të kufijve, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ai nuk kishte përmendur asnjë lider dhe se ky ishte interpretim i medias.

“Ky është interpretimi juaj, apo edhe i disa portaleve të rrejshme. Në asnjë deklaratë timen nuk përmendet asnjë njeri me emër. Unë flas vetëm në parim, princip, me ide dhe me fakte. E theksova as kam folur për ish-Kryeministrin, ish-Presidentin, as për Kryeministrin dhe as Presidentin aktual as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Raportet e mija me institucionet e Shqipërinë kurrë nuk kanë qenë private apo ideologjike, por kanë qenë gjithmonë në interes të përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe të kombit…Ka ndodhur fati që të jem në të njëjtën kohë kryeministra, unë i Kosovës, ai i Shqipërisë. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë, ndërsa debatet tuaja mbani në Tiranë. Nëse unë përmend emra ju mund të flisni për këtë apo atë lider. E theksoj, kushdo që të jetë, që pretendojnë me shty, me vonu dialogun dhe negociatat për njohje reciproke, mendoj se kanë gabuar. Pse e kanë gabim? Sepse vonojnë të ardhmen e Kosovës në BE, NATO dhe OKB dhe integrimin euroatlantik të kombit shqiptar. Për secilin lider në Shqipëri kam respekt në maksimum. Roli i Shqipërisë ka qenë i pazëvendësueshëm në procesin e Pavarësisë së Kosovës.”

Lidhur me raportet aktuale me ish-Kryeministrin Berisha, Thaçi tha “unë kam raporte korrekte, konstruktive të bashkëpunimit institucional me të gjithë liderët shqiptarë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat