Thaçi takon Mogherinin – Vuçiq nuk duket askund

Aktuale

Thaçi takon Mogherinin – Vuçiq nuk duket askund

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 10:03
Thaçi takon Mogherinin

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, posa ka takuar shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ndërkohë, në Bruksel ende nuk është parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mediat serbe thanë se Vuçiq ka mundësi ta anulojë takimin në Bruksel dhe vizitën në Kosovë, megjithatë, sot do të dihet e gjitha. Aty siç raporton ekipi i KP, nuk janë parë as mediat serbe.

Megjithatë, mediat në Serbi kanë raportuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Bruksel, ku, sipas informatave të Tanjugut, në orën 10:00, do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Federica Mogerini.

Sipas rendit të ditës, pas takimeve të ndara me Mogerinin, do të ndodhë takimi trepalësh, me pjesëmarrjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Mediat në Serbi dje gjatë ditës kanë raportuar se Vuçiqi po shqyrton mundësinë që të anulojë takimin me Thaçin në Bruksel, sikurse edhe vizitën e tij në Kosovë. Një tjetër lajm nga rts thoshte se Vuçiqi do të shkojë në Bruksel për ta takuar vetëm Mogherinin, por jo edhe presidentin Vuçiqin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat