Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut zë vend meritor në kujtesën shtetërore - Bota Sot
Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut zë vend meritor në kujtesën shtetërore

Aktuale

Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut zë vend meritor në kujtesën shtetërore

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 10:15
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka shkruar për Kushtetutën e Kaçanikut në 27 vjetorin e miratimit të saj.

“Ky akt i guximshëm që i kontribuoi fuqishëm ndërkombëtarizimit të të drejtës sonë, zë vend meritor në kujtesën shtetërore, sepse bëri diferencën, shkëputjen e epokave”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i kryeministrit në Facebook:

Kushtetuta e Kaçanikut, shënohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës. Ky akt i guximshëm që i kontribuoi fuqishëm ndërkombëtarizimit të të drejtës sonë, zë vend meritor në kujtesën shtetërore, sepse bëri diferencën, shkëputjen e epokave. Mirënjohje të thellë delegatëve të Shtatë Shtatorit, që në kohë të vështirë, firmosen vullnetin e popullit tonë dhe vunë gurthemelin e Kosovës së pavarur. Do të kujtohen përherë nga brezat për përpjekjen e tyre në rrugën e gjatë të lirisë. RH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...