Vuçiq takohet me Mogherinin

Aktuale

Vuçiq takohet me Mogherinin

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 10:43
Mogherinin dhe Vuçiq

Ndonëse nga mediat serbe u paralajmërua që mund të anulohen takimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, një gjë e tillë nuk ndodhi. Vuçiq ka arritur në Bruksel, në ndërtesën ku po zhvillohen takimet për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka filluar takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogherinin, e pastaj pritet të takohet edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ndërsa, presidenti Thaçi pas takimit me Mogherinin: Kosova e përkushtuar të arrijë marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat