Pacolli nga Brukseli: Ata që po flasin për ndarjen janë kundërshtarë të Kosovës

Aktuale

Pacolli nga Brukseli: Ata që po flasin për ndarjen janë kundërshtarë të Kosovës

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 11:34
Takimi në Bruksel

Derisa udhëheqësi i dialogut me Serbinë, Presidenti Hashim Thaçi po insiston në idenë e tij për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjun të kufijve”, zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli po e kundërshton këtë. Pacolli ka deklaruar se ndarja ose shkembimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës, shkruan Express.

Po e përfaqësojnë vendin në të njejtën tryezë diskutimi në Bruksel, por kanë ide të ndryshme rreth të njejtës çështje.

Përderisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po instiston në idenë e tij për shkëmbimin e territoreve, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i cili po qëndron bashkë me Thaçin në Bruksel, ka deklaruar se ndarja ose shkembimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës.

Pacolli ka thënë se dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë ska alternative, dhe se synim u Kosovës është njohja reciproke dhe rruga integruese drejt Bashkimit Evropian.

“Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë ska alternativë. Njohja reciproke dhe rruga integruese drejt BE-së është synimi ynë. Ndarja ose shkembimi i territoreve janë propagand? e kundërshtarëve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, para pak minutash ka përfunduar takimi në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të BE’së, Federica Mogherini. 

Por, para fillimit të këtij takimi, Thaçi për media ka ripërsëritur idenë e tij për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat