Protestues në Bruksel, kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve

Aktuale

Protestues në Bruksel, kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 13:26
Protestues në Bruksel

Dy persona kanë shkuar të protestojnë sot në Bruksel derisa pritej të mbahej takimi mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Abdullah Tafili dhe Ismet Selimi, shqiptarë që jetojnë në Gjermani kanë thënë se po protestojnë në mënyrë paqësore meqë nuk pranojnë, siç u shprehën ata, tkurrje të kufijve të Kosovës.

Sot, pritej që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për të diskutuar rrugët për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dy vendeve.

Jashtë ndërtesës, u panë dy qytetarë që kishin dalë të qëndrojnë aty në shenjë protestë.

Abdullah Tafili, nga Kaçaniku, por që jeton në Gjermani që 27 vjet bëri të ditur se kanë dalë për një protestë paqësore, siç tha ai, kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Tafili: Protestë paqësore kundër shkëmbimit të territoreve

“Ne bëjmë një protestë paqësore, duam që kombi ynë të jetojë në paqe sikur kombet tjera në Evropë. Fizikisht jemi në Evropë, trojet tona janë në Evropë, kurse trajtohen sikur të jetë një truall i Afrikës. Prandaj bëjmë protestën, protestojmë kundër këtyre gjërave që janë duke ndodh.1.31....1.51 Në këtë moment historik duhet të qohemi i madh e i vogël, pa marrë parasysh i cilës parti është, partinë posht kur është çështja kombëtare”, tha ai.

Ai tha se kufijtë e Kosovës janë tkurrur mjaft dhe po kundërshtojnë që ata të tkurrën edhe më shumë, sepse siç tha Tafili, kështu po tentojnë të bëhet.

Tafili: Ata që po shkruajnë në facebook nuk e meritojnë epitetin e patriotit

"Kam bërë një kërkesë, një apel, por janë tallë njerëzit me apelin tim dhe  një porosi tërë kombit në fund, se vetëm një Abdullah Tafili dhe një Ismet Selimi paskan qenë kombëtar e tjerët mos të shkarravitin nëpër facebook e të paraqitën patriotë kur nuk e meritojnë epitetin e patriotit”, tha ai. 

Ndërsa Ismet Selimi ftoi të gjithë që të marrin pjesë në aktivitete të tilla.

Selimi: Protestojmë kundër këmbimit të territoreve

"Kam ardh të protestojë kundër këmbimeve të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës .. në mënyrë paqësore, i kisha ftu të gjithë të marrin pjesë sikur Abdullah Tafili, kundër çdo kombinimi, ashtu siç u bë me Maqedoninë ashtu edhe me kosovën", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat