Mazrreku: Skenari i frikshëm

Aktuale

Mazrreku: Skenari i frikshëm

Nga: N.H Më: 7 shtator 2018 Në ora: 13:54
Avni Mazrreku

Njohësi i çështjeve evropiane, Avni Mazrreku, ka reagua në lidhje me zhvillimet e fundit.

Mazrreku thotë se sjellja kaotike a faktorëve politik në Kosovë, këto por jo vetëm krijojnë hapësirë shumë të favorshme për ri-kthimin e prezencës ushtarake Ruse në Kosovë rrjedhimisht kthimin e Kosovës në situatën e njëjte me atë të qershorit të vitit 1999.

“Pas disa deklarimeve nga zyrtar të lartë shtetëror të Kosovës por edhe disa zërave nga jashtë për mundësin e ‘Shkëmbimit të Territoreve’, ‘Korrigjimin e Kufijve’, ajo çka sot ndodhi në Bruksel, vizitës së paralajmëruar të Presidentit Serb në Kosovë, zhvillimeve rreth sajë, fragjilitetit të BE-së për të gjetur zgjidhje për problemet e hapura dhe të pa mbyllura në Ballkan, polarizimit të qëndrimeve të vendeve të fuqishme evropiane sa i përket këtyre çështjeve, margjinalizimit të rolit Amerikan në Ballkan e veçanërisht në rastin e Kosovës, ekzistenca e Rezolutës 1244 ende në fuqi, mungesa e njohjeve nga 5 vendet anëtare të BE-së (çka e bënë të pa mundur anëtarësimin e Kosovës në BE), sjellja kaotike a faktorëve politik në Kosovë, këto por jo vetëm krijojnë hapësirë shumë të favorshme për ri-kthimin e prezencës ushtarake Ruse në Kosovë rrjedhimisht kthimin e Kosovës në situatën e njëjte me atë të qershorit të vitit 1999. Qofsha i gabuar”, ka shkruar Mazrreku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat