Skenari i vërtetë në Bruksel, kush e përgatiti planin e dështimit të takimit?

Aktuale

Skenari i vërtetë në Bruksel, kush e përgatiti planin e dështimit të takimit?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 7 shtator 2018 Në ora: 16:36
Sot në Bruksel presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk arriti të takohej sy më sy me presidentin serb Aleksandër Vuçiq

Sot në Bruksel presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk arriti të takohej sy më sy me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, por vetëm u takuan me Moghernin si ndërmjetësuese në këtë rast.

Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, thotë për “Bota sot” se Mogherini i priti Vuçiqin dhe Thaçin në tavolinë me “gërshërë” në dorë, e që hartën e Kosovës e kishte përpara.

“Sot Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq kishin lënë të takoheshin në Bruksel. Ndrikulla Mogherini I priste ata në zyrën ovale e gatshme me hartën e Kosovës përpara në tavolinë dhe më gërshërë në dorë, për ta copëtuar atë. Por takimi u zhvillua veçmas në modelin e Konferencës së Rambujesë. Takime të veçanta”, shprehet Bytyçi.

Image
Enver Bytyçi

Ai thotë se skenari ishte përgatitur pikërisht nga Thaçi e Vuçiq që ky takim të dështojë, duke e paraqitur dialogun si të vështirë dhe problematikë. Këtë rast ai e quan “dështim” i suksesit.

“Po pse ndodhi kështu? Së pari, dështimin e këtij takimi e paralajmëroi Thaçi, kur tha se “i dhemb koka kur takon Aleksandër Vuçiqin”. Skenari ishte përgatit. Që të bëhej i besueshëm presidenti mashtrues i Kosovës duhej që të dështonte ky takim. Pra dhe që praktikisht njerëzia ta besonin se “Thaçi nuk e ka qejf Vuçiqin”! Në fakt është thjesht trillim e mashtrim. Takimi i Alphahut në Austri i para dy javëve dëshmon se ata të dy jo vetëm janë si vëllezër siamezë, por janë gati të vendosin rregullin e mesjetës për lidhje krushqie midis tyre! Së dyti, Takimi nuk u zhvillua jo se dy presidentët kanë ndonjë armiqësi mes tyre. Thjesht se duan të krijojnë përshtypjen qe “bisedimet janë të vështira”, se “deri tani nuk ka asnjë marrëveshje midis tyre”, se “nëse ndodh ndonjë marrëveshje në dëm të territorit të Kosovës, kjo ka ndodh prej hallit të madh që e ka gjet Hashim Thaçin”. Mbrëmë Thaçi tha se “marrëveshja e Serbinë është e pamundur pa ndryshimin e kufijve”. Dmth pamundësia e kësaj marrëveshjeje bëhet e besueshme me “të ashtuquajturin dështim të bisedimeve të sotme”! Megjithatë të dy aktorët e bisedimeve, Thaçi dhe Vuçiq, do të ishin më të lumtur që sot ta kishin nënshkruar një projekt të ndarjes së Kosovës. Presidenti serb kërkon çdo ditë një firmë si kjo. Presidenti Thaçi u lodh duke u lutur te diplomatët e huaj që ta lejojnë ta nënshkruajë projektin serb për copëtimin e territoreve shqiptare. Ndërsa në kushtet e krijuara, pas refuzimit masiv të Hashim Thaçit në politikën e tij të gërshërës për territorin e Kosovës, “dështimi” ishte sukses i të dy palëve. Nesër Daçiqi do ta marrë mandolinën e do t’u këndojë përsëri serenata Prizreni edhe Thaçit, edhe Edi Ramës”, ka thënë Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat