Osmani thumbon Thaçin: Tek tani po i bjen ndërmend se ekziston Lugina

Aktuale

Osmani thumbon Thaçin: Tek tani po i bjen ndërmend se ekziston Lugina

Nga: A.ZH Më: 7 shtator 2018 Në ora: 17:15
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se vizita e presidentit serbe Aleksandar Vuçiq në Kosovë, do të duhej të refuzohej në tërësi.

Në një postim në Facebook, Osmani ka kujtuar se si zyrtarëve nga Kosova nuk iu është lejuar të vizitojnë as Luginën e Preshevës.

Ajo ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se atij po i bie ndërmend Lugina e Preshevës vetëm tani, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Osmanit:

MPJ refuzon kërkesën e Vucicit për te vizituar liqenin e Ujmanit.

Thaçi refuzon MPJ-në dhe thote se mikut të tij Aleksandrit, itinerari do t’i miratohet ashtu siç e ka kërkuar (perfshirë Ujmanin).

Në fakt, vizita e Vucicit në Kosovë do duhej refuzuar në tërësi. Më thuani cili Kryeministër apo President i Kosovës deri sot është lejuar të vizitojë Luginën e Preshevës (për të cilen tek tani Thacit po i bjen ndërmend se ekziston)?

Vetëm gjatë muajve të fundit, vizitat në Luginë të Preshevës (edhe kur kanë qenë vizita familjare) i janë refuzuar deputetëve, pjesëtarëve të FSK-së, akademikëve, policëve, e deri edhe zyrtarëve më të ulët të institucioneve të Kosovës, vetëm e vetëm pse punojnë për këto institucione. Në këto rrethana, Kosova, ashtu siç ka paralajmëruar me qindra herë deri tani, do të duhej të aplikonte RECIPROCITET, e të refuzonte jo vetëm Vucicin, por të gjithë zyrtarët e tjerë serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat