Pamje nga përurimi i Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”

Aktuale

Pamje nga përurimi i Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”

Nga: N.Sh Më: 7 shtator 2018 Në ora: 17:50
Pamje nga Komplesi Memorial "Ibrahim Rugova"

Sot në fshatin Malaj në Rugovë u përurua Kompleksi Memorial ”Ibrahim Rugova”,  i cili u ndërtua me kontributin e shoqatës ”Sali Çekaj” e veprimtarë e qytetarë të tjerë.

Në këtë përurim ishin prezentë edhe anëtarët e partisë LDK, ku mbajtën fjalim për ish-liderin e tyre, presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, shkruan gazeta “Bota sot”.

Afër kompleksit gjithashtu është edhe kulla dy katëshe, brenda së cilës ka fotografi me histori rreth ish-presidentit Rugova.

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri u bë përurimi i kompleksit memorial “Dr. Ibrahim Rugova”.

Xhafer Leci përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa fotografi.

“Sot me rastin e inaugurimit të Memorialit të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, në Malaj të Rugovës. Disa pamje”, shkruan Leci.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat