Pacolli nuk beson se Vuçiqi hyn ilegalisht në Kosovë

Aktuale

Pacolli nuk beson se Vuçiqi hyn ilegalisht në Kosovë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 19:29
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk beson që Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të vijë ilegalisht në Kosovë.

“Nuk besoj se ai vjen pas refuzimit. Presidenti i Serbinë është njeri i urtë dhe i kulturuar. Ai nuk vepron jashtë ligjit. Çdo kund nëse vepron jashtë ligjit, pasojnë konsekuencat”, ka thënë Pacolli nga Brukseli, kur ka folur për refuzimin e kërkesës së Vuçiqit për ta vizituar Ujmanin.

Pala kosovare e ka refuzuar kërkesën e presidentit serb, Akesandër Vuçiqit, me arsyetmin se nuk është momenti i duhur për ta bërë vizitë.

“Nëse dikush ka pasur ndërmed ta vizitojë Ujmanin qe të aktualizojë atë dhe ta sjell në tavolinat e diskutimit, kjo është dëshmi që ne kemi vepruar drejt që nuk e kemi pranuar kërkrsën e tij për ta vizituar Kosovën”, ka thënë Pacolli për Info Magazine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat