Sejdiu: Thaçi nuk di të bëj asgjë tjetër – pos të flas me Serbinë

Aktuale

Sejdiu: Thaçi nuk di të bëj asgjë tjetër – pos të flas me Serbinë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 19:33
Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, nuk di të bëj asgjë tjetër, pos të bisedojë me Serbinë.

“Ai nuk di të bëj diçka tjetër, veçse të bisedojë me Serbinë. Ai veç me Serbinë flet dhe veç me ata mirret”, ka thënë Sejdiu në Info Magazine.

“Ne duhet të flasim se si duhet të duket shteti pas 20 vjetësh. Çka duhet të flasin me Serbinë dhe çka nuk duhet të flasim me ata”.

“Dialogu duhet të kthehet në Kuvend, ta ndërtojmë strategjinë dhe më pas platformën, të votohet me 2/3 dhe më pas do ta krijonim ekipin i cili do të dinte temat e diskutimit dhe çështjet e paprekshme. Siç edhe dihet pastaj secila marrëveshje ndërkombëtare ratifikohet në Kuvend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat