Partia e Limajt i përgjigjet Vuçiqit: Bëhu gati ministër i Millosheviqit, mos humb kohë kot!

Aktuale

Partia e Limajt i përgjigjet Vuçiqit: Bëhu gati ministër i Millosheviqit, mos humb kohë kot!

Nga: A.ZH Më: 7 shtator 2018 Në ora: 22:59
Fatmir Limaj

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sonte ka deklaruar se nuk e pranon Fatmir Limaj, si kryenegociator nga pala e Kosovës, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Lista Serbe nuk dëshironte ta mbështeste Limajn”, ka thënë Vuçiq.

E një përgjigje për këtë Vuçiqit i ka ardhur nga anëtarja e partisë së Limajt, Valdete Dushica Bajrami.

Kjo e fundit, e ka quajtur Vuçiqin ministër të Millosheviqit  duke thënë se ai nuk mund të zgjedhë në emër të Kosovës.

Ajo ka këshilluar Vuçiqin që të adaptohet me figurën e Limajt, pasi tash e tutje do ta ketë përballë në tavolinë, përcjell Bota sot.

Reagimi i saj i plotë:

Vuçiq Ministrit të Millosheviqit, Ministrit të regjimi kriminal të asaj kohe të njohur e të vertetuar nga e gjithë bota e edhe nga gjykatat ndërkombëtare, i paska pengua emërimi i ZVKM Limaj Shef i Delegacionit Qeveritar për dialogun Kosovë -Serbi.

z.Vuçiq ti nuk mundesh me zgjedh në emër të Kosovës, kështu që mos humb kohë kot, fillo të adaptohesh me figurën e ZVKM Limaj sepse tash e tutje do ta kesh përball në tavolin.

#bëhugati

#getready/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat