Berisha: Vuçiq po manipulon me serbët si dikur Millosheviqi

Aktuale

Berisha: Vuçiq po manipulon me serbët si dikur Millosheviqi

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 10:54
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Zafir Berisha serbët e Kosovës, vazhdojnë të jenë populli më i manipuluar në rajon.

Berisha ka shkruar në facebook se dikur manipuloi Millosheviqi për llogari të ambicieve të sëmura që kishte me vizita e fjalime në Gazimestan.

“Të njëjtën gjë po e bënë edhe Vuçiqi me vizitën e sotme në veri të Kosovës. Emëruesi i përbashkët i këtyre vizitave është që serbët përdoren “mishë për topa” nga liderët e tyre manipulues për të qëndruar sa më gjatë në pushtetin e Beogradit.  A ka kush që ju tregon serbëve të Kosovës që keni mbetur popullata më naive në Kosovë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat