Çka nëse Vuçiq shkel kushtet me të cilat iu lejua vizita në Kosovë? Flasin nga MPB’ja

Aktuale

Çka nëse Vuçiq shkel kushtet me të cilat iu lejua vizita në Kosovë? Flasin nga MPB’ja

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 12:02
Aleksandër Vuçiq

Në veriun e Mitrovicës tanimë kanë filluar përgatitjet për ardhjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Për sigurinë në vend, janë deklaruar edhe përgjegjës të dikastereve përkatëse. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka thënë se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme që vizita e Vuçiq të kalojë në mënyrë të qetë.

Sipas tij, vizita në fjalë do të respektohet gjithnjë në bazë të lejes që i është dhënë nga MPJ-ja.

“Policia dhe të gjitha institucionet e zbatimit  të ligjit  kanë ndërmarrë të gjitha veprimet që vizita e Presidentit Vuçiq të kalojë d.m.th ashtu siç është paraparë në agjendën e tij në përputhje me lejen që i kanë dhënë institucionet e Kosovës. Ne institucionet e sigurisë i  ofrojmë siguri të plotë që e njëjta të kalojë në qetësi absolute pa ndonjë incident dhe në respektim të ligjeve të aplikueshme në vend”, ka deklaruar Shkodra.

Më tutje, sa i përket kushteve që Vuçiqit i janë caktuar lidhur me këtë vizitë në Kosovë, i cili nuk guxon që të provokojë me deklaratat e tij, numri dy i MPB për këtë thotë se s’janë kompetent të flasin, megjithatë thekson se do të aplikohen me vendosmëri kushtet e dhënies së lejës së Presidentit serb.

“…Sa i përket kushteve të lejes së Vuçiqit në Kosovë i vendos Ministria e Jashtme dhe Qeveria e Republikës së Kosovës. Kështu të gjitha ato kushte të cilat janë të parapara besoj se do të respektohen dhe besoj të njëjtat do të aplikohen në vendosmëri me rastin e dhënies së lejës së Presidentit, Vuçiq”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Vuçiq pritet që të vijë në Kosovë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat