Vuçiq apel për serbët: Të jemi unik sikur ishin shqiptarët në vitet 70-ta dhe 80-ta

Aktuale

Vuçiq apel për serbët: Të jemi unik sikur ishin shqiptarët në vitet 70-ta dhe 80-ta

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 14:48
Aleksandar Vuçiq

(E plotësuar) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sonte në Zveçan të Republikës së Kosovës se është gati i bindur se është e pamundur të arrihet marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës rreth Kosovës.

Ai ka theksuar se lufta për interes të vendit dhe popullit vazhdon, për shkak e ka marrë shembull unitetin e shqiptarëve në vitet 70-ta dhe 80-ta të shekullit të kaluar.

“Unë nuk jam dikush i cili mund të ju jap parashikime optimiste”, ka thënë Vuçiq në takim me përfaqësuesit e politikanëve serb në Kosovë.

Sipas tij, zgjidhja optimiste është ajo e cila “nuk do të ishte e lehtë as për njerën e as për palën tjetër, por e cila nuk do ta përulte as njërën as palën tjetër”, transmeton lajmi.net.

“Jam larg asaj zgjidhjeje, pak për shkak të largimit nga qëndrimet e ndërsjella, e pak për shkak të qëndrimeve të një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ai dhe ka shtuar se një situatë e tillë askujt nuk i jep të drejt që të ndalojë që të luftojë për interesa të popullit dhe vendit.

Ai është shprehur i kënaqur që Lista Serbe ka mbetur e bashkuar, megjithë tentimet, siç ka thënë ai, të krijohen ndarje.

“Duhet të luftojmë dhe të jemi të vendosur dhe të fuqishëm, që të sillemi sikur shqiptarët i sollën në vitet e 70-ta dhe 80-ta, që të mbesim të fortë dhe të vendosur”, ka thënë Vuçiq.

***

Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve dhe biznesmenëve të pranishëm në tubimin në Leposaviq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka përmendur edhe ndihmën që sipas tij ia ka ofruar presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Vuçiq ka thënë se tani e ka radhën ai që t`i lajmërohet presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

“Sa herë që kam nevojë për të, Erdogani me lajmërohet, e radha është që edhe unë atij t’i lajmërohem”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka deklaruar se për shkak të situatës në të cilën ndodhet veriu i Kosovës disa biznesmenë nga Kina të cilat sipas tij kanë qenë të interesuar të investojnë në veri janë larguar.

“Nuk ka diçka të rëndësishme për kinezet. Para disa dite është dashur të vijnë disa investitorë e kinez për të investuar në veri, por për shkak të situatës e kanë anuluar vizitën. Tani, gjatë vizitës sime të ardhshme do të  më duhet t’i lus për të ardhur sërish”, ka thënë presidenti serb Vuçiq, raporton Kallxo.com 

Ndryshe potencialet turistike që ka Republika e Kosovës janë promovuar si kapacitete investuese gjatë vizitës së presidentit serb në Leposaviq, Aleksandër Vuçiq.

Një video të përmbledhura Novobërda, Trepça në Zveçan,  Reviera e Deçanit, Shtërpca, turizmi në Brezovicë, Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë, janë  promovuar para Vuçiqit, gjithmonë duke u promovuar si kapacitete investuese në “Kosovë dhe Metohi”.

***

Aleksandër Vuçiq, i ka lutur biznesmenët e Serbisë qendrore për të shqyrtuar mundësitë për investim në bizneset e serbëve të Kosovës.

Vuçiq këtë deklaratë e ka dhënë para të pranishmëve në sallën e sporteve në Leposaviq, ku po marrin pjesë edhe ministra të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryetarë të komunave veriore.

“Investoni edhe në ambientet shqiptare në Kosovë, bëni para” kështu ka deklaruar Vuçiq para të pranishmëve, ku u prezantuar edhe një panair i bizneseve në Leposaviq.

Presidenti serb ka përmendur edhe presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, duke thënë se: “Sa herë që kam nevojë për të, Erdogani me lajmërohet, e radha është që edhe unë atij t’i lajmërohem”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se e do veriun e Mitrovicës simbol dhe pasqyrë të Serbisë dhe serbëve.

“Dua që pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, si një lloj simboli, ta bëjmë si qytetin më të bukur serb. Kjo do të jetë pasqyrë e Serbisë dhe e serbëve”, ka deklaruar presidenti serb Vuçiq.

Potencialet turistike që ka Republika e Kosovës janë promovuar si kapacitete investuese gjatë vizitës së presidentit serb në Leposaviq, Aleksandër Vuçiq.

Një video të përmbledhura Novobërda, Trepça në Zveçan,  Reviera e Deçanit, Shtërpca, turizmi në Brezovicë, Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë, janë  promovuar para Vuçiqit, gjithmonë duke u promovuar si kapacitete investuese në Kosovë dhe Metohi.

***

“E di çka doni të dëgjoni, por nuk mund t’jua them”. Kështu iu është drejtuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq qindra qytetarëve të cilët kishin dalë ta prisnin vizitën e tij në Leshak.

Presidenti serb Vuçiq, në fshatin Leshak ka deklaruar se shteti i Serbisë do të vazhdojë me investime në mënyrë që qytetarëve t`u mundësohet qëndrim afatgjatë në vendbanimet e tyre.

Ai ua ka premtuar atyre se do të investojnë në Trepçë dhe në hapjen e fabrikës së baterive.

“Problemi themelor është papunësia, e këtë problem se shpejti do ta përmirësojmë”, ka thënë Vuçiq.

“Jo vetëm që do të ndërtojmë konvikt për 150 – 200 fëmijë për shkollën e bujqësisë. Do të investojmë para të mëdha në Trepçë, 13 milionë euro, që d.m.th. qëndrim afatgjatë i njerëzve këtu”, ka thënë Vuçiq para qytetarëve në Leshak.

“Do të hapim fabrikë të baterive në Leposaviq për 300 të punësuar”, u ka premtuar qytetarëve presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq në Ujman deklaroi se duhet të ruhet stabiliteti dhe t`i përmirësojnë raportet me shqiptarët.

Presidenti i Serbisë ka folur edhe për integritetin territorial të Kosovës, ku e ka cituar kacelaren e Gjermanisë Angela Merkel, e cila është kundër lëvizjes së kufijve në Ballkan.

“Nëse Angela Merkel flet për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës, kush jemi ne të themi ndryshe!”, ka thënë Vuçiq.

“Duhet të ruajmë paqen pasi kjo gjendje do të vazhdojë gjatë, andaj duhet të shikojmë të ardhme pasi kufijtë do të jenë më pak të rëndësishëm në Evropë”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq: Kufijtë më pak të rëndësishëm nëse bëhemi pjesë e Evropës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka treguar se e ka ndërmend ta nxjerrë në agjendën e bisedimeve Liqenin e Gazivodës. Ai ka thënë se duhet marrëveshje që Kosova ta shfrytëzojë ujin nga ky Liqen.

"Gazivoda është  e rëndësishme edhe për serbet edhe për shqiptarët. Mendoj se këtu ne mënyrën më të mirë shihet pesha e problemit që e kemi dhe qëndrimet e ndryshme që i kemi për Gazivodën dhe luftën e vështirë politike  që e kemi pasur dhe që shpresoj që do ta tejkalojmë ne dhe shqiptarët në 100 vitet e ardhshme në mënyrë që të jemi të kënaqur edhe ata me shfrytëzimin e ujit sepse pjesa më e madhe e  Metohisë furnizohet nga këtu dhe natyrisht Obiliqi dhe Prishtina vecmas në muajt e verës. Per ne Gazivoda është e rëndësishme, pa të serbët nuk mund të jetojnë këtu", ka thënë ai.

***

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Ujman, se duhet të shikojmë kah e ardhmja dhe se kufijtë do të bëhen më pak të rëndësishme nëse bëhemi pjesë e Evropës.

Duke përkujtuar se Serbia ka investuar qindra miliona dinarë në Ujman, ai tha se kam ardhur për vizitë në Kosovë me idenë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, në mënyrë që në të ardhmen të bëhet diçka e mirë për shqiptarët dhe serbët.

“Çdo gjë që kam planifikuar të flas e kam ruajtur për nesër në fjalimin në Mitrovicën e Veriut. Ndihem bukur këtu dhe jam i lumtur kur shoh njerëzit tanë, por për ne është me rëndësi që përmes porosisë së paqes drejtuar shqiptarëve, pasi me shqiptarët deri më tash kemi provuar të gjitha, dhe është koha të bisedojmë me më tepër respekt dhe nëse do të tregojmë respekt do të arrijmë të miqësi, kjo do të ishte shkëlqyeshëm, por këtë do të nevojitet kohë dhe bart përshëndetjet nga Serbia për këtë popull në Kosovë”, tha Vuçiq.

Duke folur rreth deklaratave të kancelares gjermane Angela Merkel rreth mos ndryshimit të kufijve, Vuçiq u shpreh se kësaj më së shumti i gëzohen kundërshtarët e tij në Serbi.

“Fuqia ime është minimale me atë të Merkel për t’u krahasuar  me lideren më të madhe në Evropë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i ndihmojmë popullit tonë. Ne jemi të vegjël për t’u përgjigjur në këtë pyetje”, tha ai.

Duke folur rreth mos takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, Vuçiq tha se këtë nuk e ka bërë me qëllim të nënçmojë presidentin Thaçi.

“Nuk e kam nënçmuar Thaçin dhe kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam shkuar në bisedime për ta nënçmuar. Këtë nuk e kam bërë unë dhe as zoti Thaçi, por këtë e kanë bërë të tjerët, të cilët veten e kanë nënçmuar dujke përmendur vajzat e dikujt tjetër. Puna jonë është të zgjidhim problemet”, u shpreh ai.

Ai ka përmendur se bashkësia ndërkombëtare është kundër ndryshimit të kufijve, dhe se nevojitet edhe një kohë e gjatë të arrihet një marrëveshje afatgjate.

Vuçiq nga Liqeni i Ujmanit tregon arsyen e vizitës në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë ditës së djeshme nuk u takua me Hashim Thaçin në Bruksel, për këtë tha se nuk e ka injoruar presidentin kosovar por sipas tij e kanë bërë të tjerët që kanë përmenduar vajzën e tij.

Pra, Vuçiq ka përmenduar Albin Kurtin edhe gjatë vizitës së tij në Kosovë.

“Nuk e kam nënçmuar Thaçin dhe kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam shkuar në bisedime për ta nënçmuar. Këtë nuk e kam bërë unë dhe as zoti Thaçi, por këtë e kanë bërë të tjerët, të cilët veten e kanë nënçmuar dujke përmendur vajzat e dikujt tjetër. Puna jonë është të zgjidhim problemet”, u shpreh ai.

Vuçiq e pranon në Gazivodë: Merkel i pengon idetë e mia për Kosovën

 Ne fjalimin e tij te Liqeni i Gazivodës i cili sipas tij është i rëndësishëm për serbët dhe shqiptarët, Aleksander Vuçiq ka thënë se idetë e tij për Kosovën po pengohen nga Kancelarja Angela Merkel.

"Nuk besoj se kemi mundësi t'i zbatojmë idetë e mia për Kosovën. Keni dëgjuar cka ka thënë Merkel, cka thonë shqiptarët" ka thënë Vuçiq. 

Shefi i shtetit serb nuk ka komentuar se cilat janë planet e tij, por sigurisht fjala është që Veriu i Kosovës t'i takojë Serbisë. Këto komente Vuçiq i ka bërë pas pyetjeve për qëndrimet e Angela  Merkel në Shkup ku ka folur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Vuçiq do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, e gjatë ditës së sotme pritet që ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.

Aleksander Vucic është Presidenti i parë i Serbisë që ka nisur të pranojë se Kosova është humbur. Vucic vjen në Kosovë na kuadër të një vizite të paralajmëruar për të treguar qëndrimin e Serbisë lidhur me Marrëveshjen Finale me Kosovën. 
Presidenti serb gjatë kohës së luftës ka qenë Ministër për Informim në Qeverinë e diktatorit Sllobodan Milloshevic, i cili kishte vrarë mijëra shqiptarë të Kosovës dhe kishte dëbuar një milion gra, pleq e fëmijë nga Kosova. 

Vucic mbahet mend edhe për një deklaratë gjatë luftës në Bosnje kur kishte thënë se për një serb të vrarë do të vriten 100 boshnjak.

***

 Ai ka thënë se për Serbinë Liqeni i Ujmanit është i një rëndësie të veçantë për serbët dhe shqiptarët, dhe sipas tij përmes këtij liqeni shfaqen edhe problemet e mëdha politike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

“Për ne është i një rëndësie të veçantë. Njerëzit nuk mund të mbijetojnë pa të. Përmes këtij liqeni mund të shihen ndasitë e thella dhe mospajtimet që kemi ndërmjet veti”, ka thënë Vucic.

Ai ka thënë se ka ardhur në Kosovë që ta paraqesë idenë e tij për paqe.

“Kam ardhur të flas këtu për idenë tonë që të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë”, ka thënë Vuçiq.

“Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet”, ka shtuar më tej ai.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për investimet e mëdha që ka bërë qeveria e Sebisë tek Liqeni i Ujmanit.

Vuçiq arrin në Kosovë, ndalon për kafe në Ujman: Ndihem mrekullueshëm në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mbërriti në Zubin Potok përmes kalimit kufitar të Bërnjakut pas orës 14.00.

Ai me këtë rast ka dhënë edhe deklaratën e tij të parë në lidhje me vizitën dyditore në Kosovë. 

“Jam i lumtur që jam këtu, ndihem mrekullueshëm", u shpreh ai gjatë qëndrimit në Zubin Potok, ku vizitoi Qendrën për ekologjinë dhe zhvillimin e sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq.

"Këto janë objekte që janë ndërtuar me paratë e qytetarëve të Serbisë, dhe do të përdoret nga të rinjtë e këtij rajoni", ka thënë Vuçiq, me të cilën në Kosovë janë edhe drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar dhe kreu i BIA Bratislav Gashiq.

Një pano e madhe me mbishkrimin "Mirë se vini president" është shpalosur në digën e liqenit Ujman. Flamuri i Serbisë dhe tabelat janë gjithashtu të paraqitura në Leskovë, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Ato janë të vendosura gjatë gjithë rrugës nga Jarinje në Mitrovicë.

Vuçiq do të vizitojë fermën e familjes Kovaqeviq në Ibarsko Postenje dhe shkollën bujqësore në Leshak.

Në sallën e Sporteve në Leposaviq, ai do të drejtojë mbylljen e Forumit të Biznesit, ndërsa në mbrëmje do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Në prag të vizitës së presidentit të Serbisë, KFOR tha në një deklaratë se situata është e qetë dhe stabile.

KFOR është urdhëruar të marrë të gjitha masat e nevojshme për të lejuar një vizitë nga presidenti Vuçiq, i cili më herët kishte thënë se në Kosovë do të mbajë fjalimin e tij më të rëndësishëm.

Image

Vuçiq ndalon për kafe në Ujman

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili para pak minutash ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, aktualisht është duke pikë kafe në afërsi të liqenit të Ujmanit.

Siç raporton kallxo, Vuçiq ka ndaluar tek liqeni i Ujmanit dhe nga aty ai pritet të vazhdojë për në Leshak.

Image

**

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, e ka kaluar kufirin në pikën kufitare në Bërnjak dhe tashmë ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Vuçiq dhe delegacioni i tij nga Bërnjaku, pritet të vazhdojë në Zubin Potok.

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë,

Në ora 15:40 në Leshak,

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak,

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviç,

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

Image

***

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbërriti sot rreth orës 14.15 përmes vendkalimit kufitar Brnjak në komunën e Zubin Potokut, e cila është pika e parë e vizitës së tij dyditore në Kosovë, sipas një programi që përfshin liqenin e Ujmanit.

Vuçiq do të vizitojë Zubin Potokun dhe hidrocentralin në Ujman, ndërsa do të qëndrojë edhe në Leshak, Leposaviq dhe do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve në Zveçan, në mbrëmje.

***

Image

Një kilometër nga pika kufitare Bërnjakut në komunën e Zubin Potokut, policia po i ridrejton të gjitha automjetet në një drejtim tjetër, kështu që kalimi drejt vendkalimit kufitar është i pamundur, transmetojnë mediat serbe.

Zubin Potok është pika e parë e vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiq në Kosovë, ku pritet të vijë rreth orës 14.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat