Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është duke qëndruar në Kosovë, ndërsa Ujmanin e ka shfrytëzuar për ta pirë kafen e tij.
Sociologu Fadil Maloku, Ujmanin e quan “Gazimestan” i ri i Vuçiqit.
Maloku përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se duhet të mbahet në mend që Ujmani dhe Trepça do të jenë shkaku kryesor i “betejave” me Serbinë.
“Ujmani(Gazivoda) si “Gazimestan”i ri Vuçiqit! Mbane në mend; Ujmani dhe Trepça do bëhen shkaku kryesor i “Betejave” me Serbinë! Natyrisht! nëse liberalizimi nuk e shprazë tërësisht Kosovën”, ka shkruar Maloku.
Vuçiq ka arritur në Zubin Potok përmes kalimit kufitar të Bërnjakut pas orës 14:00, ndërkaq deklarata e tij e parë ka qenë “Jam i lumtur që jam këtu, ndihem mrekullueshëm”.