Vuçiq e pranon në Gazivodë: Merkel i pengon idetë e mia për Kosovën - Bota Sot
Vuçiq e pranon në Gazivodë: Merkel i pengon idetë e mia për Kosovën

Aktuale

Vuçiq e pranon në Gazivodë: Merkel i pengon idetë e mia për Kosovën

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 16:01
Vuçiq e pranon në Gazivodë

Ne fjalimin e tij te Liqeni i Gazivodës i cili sipas tij është i rëndësishëm për serbët dhe shqiptarët, Aleksander Vuçiq ka thënë se idetë e tij për Kosovën po pengohen nga Kancelarja Angela Merkel.

"Nuk besoj se kemi mundësi t'i zbatojmë idetë e mia për Kosovën. Keni dëgjuar cka ka thënë Merkel, cka thonë shëiptarët" ka thënë Vuçiq. 

Shefi i shtetit serb nuk ka komentuar se cilat janë planet e tij, por sigurisht fjala është që Veriu i Kosovës t'i takojë Serbisë. Këto komente Vuçiq i ka bërë pas pyetjeve për qëndrimet e Angela  Merkel në Shkup ku ka folur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Vuçiq do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, e gjatë ditës së sotme pritet që ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.

Aleksander Vucic është Presidenti i parë i Serbisë që ka nisur të pranojë se Kosova është humbur. Vucic vjen në Kosovë na kuadër të një vizite të paralajmëruar për të treguar qëndrimin e Serbisë lidhur me Marrëveshjen Finale me Kosovën. 
Presidenti serb gjatë kohës së luftës ka qenë Ministër për Informim në Qeverinë e diktatorit Sllobodan Milloshevic, i cili kishte vrarë mijëra shqiptarë të Kosovës dhe kishte dëbuar një milion gra, pleq e fëmijë nga Kosova. 

Vucic mbahet mend edhe për një deklaratë gjatë luftës në Bosnje kur kishte thënë se për një serb të vrarë do të vriten 100 boshnjak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...