Vuçiq: Kufijtë më pak të rëndësishëm nëse bëhemi pjesë e Evropës

Aktuale

Vuçiq: Kufijtë më pak të rëndësishëm nëse bëhemi pjesë e Evropës

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 16:14
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Ujman, se duhet të shikojmë kah e ardhmja dhe se kufijtë do të bëhen më pak të rëndësishme nëse bëhemi pjesë e Evropës.

Duke përkujtuar se Serbia ka investuar qindra miliona dinarë në Ujman, ai tha se kam ardhur për vizitë në Kosovë me idenë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, në mënyrë që në të ardhmen të bëhet diçka e mirë për shqiptarët dhe serbët.

“Çdo gjë që kam planifikuar të flas e kam ruajtur për nesër në fjalimin në Mitrovicën e Veriut. Ndihem bukur këtu dhe jam i lumtur kur shoh njerëzit tanë, por për ne është me rëndësi që përmes porosisë së paqes drejtuar shqiptarëve, pasi me shqiptarët deri më tash kemi provuar të gjitha, dhe është koha të bisedojmë me më tepër respekt dhe nëse do të tregojmë respekt do të arrijmë të miqësi, kjo do të ishte shkëlqyeshëm, por këtë do të nevojitet kohë dhe bart përshëndetjet nga Serbia për këtë popull në Kosovë”, tha Vuçiq.

Duke folur rreth deklaratave të kancelares gjermane Angela Merkel rreth mos ndryshimit të kufijve, Vuçiq u shpreh se kësaj më së shumti i gëzohen kundërshtarët e tij në Serbi.

“Fuqia ime është minimale me atë të Merkel për t’u krahasuar  me lideren më të madhe në Evropë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i ndihmojmë popullit tonë. Ne jemi të vegjël për t’u përgjigjur në këtë pyetje”, tha ai.

Duke folur rreth mos takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, Vuçiq tha se këtë nuk e ka bërë me qëllim të nënçmojë presidentin Thaçi.

“Nuk e kam nënçmuar Thaçin dhe kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam shkuar në bisedime për ta nënçmuar. Këtë nuk e kam bërë unë dhe as zoti Thaçi, por këtë e kanë bërë të tjerët, të cilët veten e kanë nënçmuar dujke përmendur vajzat e dikujt tjetër. Puna jonë është të zgjidhim problemet”, u shpreh ai.

Ai ka përmendur se bashkësia ndërkombëtare është kundër ndryshimit të kufijve, dhe se nevojitet edhe një kohë e gjatë të arrihet një marrëveshje afatgjate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat