Mbi 2,000 punëtorë të KEDS'it pritet të protestojnë të martën

Aktuale

Mbi 2,000 punëtorë të KEDS'it pritet të protestojnë të martën

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 20:46
Ilustrim

Mbi 2,000 punëtorë të KEDS-it pritet të hyjnë në grevë këtë të martë.

Ky vendim ka ardhur pas mosrritjes së pagave që nga vitin 2008, e që ishte bërë me një shumë prej 50 eurosh.

Përveç pagës, punëtorët tregojnë se nuk ka pasur zbatim as të kontratës kolektive, për zgjatje të afatit të kontratave pas tre vjetëve përvojë pune.

Megjithatë, thonë se puna e tyre nuk dallon shumë nga ajo e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Përfaqësues të sindikatës tregojnë se paga më e ulët në KEDS është 170 euro, derisa në KEK e KOSTT është rreth 500 euro.

Për këto ankesa të punëtorëve, përgjigje nuk është dhënë gjatë së shtunës nga menaxhmeti i KEDS-it.

Protesta e punëtorëve të martën do të jetë njëditore. Më pas, punëtorët do t’i japin hapësirë një jave menaxhmetit për t’i realizuar kërkesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat