Aleksandër Vuçiq nesër viziton Drenicën?

Aktuale

Aleksandër Vuçiq nesër viziton Drenicën?

Nga: N.Sh Më: 8 shtator 2018 Në ora: 23:37
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, i cili po qëndron në Kosovë, nesër do ta viziton Drenicën. Të paktën kështu kaun marrë vesh njerëzit e PDK-së në Skenderaj.

Një faqe e PDK-së nga Klina e Skenderajt, “Klinë e Poshtme PDK”, ka thirrur qytetarët e Skenderajt dhe bashkëfshatarët e Klinës për protestë.

Kjo protestë do të mbahet nesër me fillimin nga ora 06:00 në Klinën e Poshtme e pastaj do të vazhdojnë në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

“Te nderuar qytetar te Skenderajit,dhe ju bashkfshatarêt e Klines se Poshtme, luftetar, invalid, dhe familjar te deshmoreve

Ju kerkojm falje qe po ju shqetsojmë ne keto orë te vona,por me marrjen e lajmit se presidenti serb Aleksander Vuqiq qe neser do te shkel token e Drenices ju ftojmë ne protestë neser

Tubimi do behet ne oren 06:00 te mengjesit ne Fshatin ton Klinê e Poshtme dhe vazhdojm me protesten ne sheshin Adem Jashari ne oren 06:30 ,te ngriteni ne këmb te gjith ta ndalojm Vuqiqin te mos shkel ne token e shenjtë te Drenices”, shkruan kjo faqe e PDK-së në Klinë.

Vuçiq do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, e gjatë ditës së sotme e ka vizituar Liqenin e Ujmanit.

Aleksandër Vuciq është Presidenti i parë i Serbisë që ka nisur të pranojë se Kosova është humbur.

Vuçiq vjen në Kosovë na kuadër të një vizite të paralajmëruar për të treguar qëndrimin e Serbisë lidhur me Marrëveshjen Finale me Kosovën.

Presidenti serb gjatë kohës së luftës ka qenë Ministër për Informim në Qeverinë e diktatorit Sllobodan Millosheviq, i cili kishte vrarë mijëra shqiptarë të Kosovës dhe kishte dëbuar një milion gra, pleq e fëmijë nga Kosova.

Vuçiq mbahet mend edhe për një deklaratë gjatë luftës në Bosnje kur kishte thënë se për një serb të vrarë do të vriten 100 boshnjak.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat