Igumeni i manastirit të Deçanit, kundër ndarjes dhe kundër njohjes së Kosovës - Bota Sot
Igumeni i manastirit të Deçanit, kundër ndarjes dhe kundër njohjes së Kosovës

Aktuale

Igumeni i manastirit të Deçanit, kundër ndarjes dhe kundër njohjes së Kosovës

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 00:14
Sava Janjic

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjic, ka deklaruar se Kisha ortodokse serbe kundërshton çfarëdo ndarjeje të Kosovës, sepse ajo çon drejt njohjes e Kosovës së “vetëshpallur” dhe ekzodit të serbëve.

“Përkufizimi” nuk është gjë tjetër pos ndarja territoriale e etnike e territorit të Serbisë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Kosovës do t’i takonte shtetit ”të vetëshpallur” të Kosovës, në të cilën të drejtat e serbëve do të ishin edhe më të pakta, nëse do të ketë fare, apo Shqipërisë së madhe. Kjo kurrsesi nuk mund të jetë zgjidhje dhe do të shprehej tepër keq në popull e në kishë, ka thënë Janjic në televizionin serb Nasha.

Janjic ka theksuar se është tepër joreale të pritet që serbët në këso situate ta kenë më mirë se sa e kanë tash, dhe ka përkujtuar se shumica e popullatës serbe në Kosovë jetojnë në jug të Ibrit.

“Kjo do të ishte porosi e hapur e Serbisë se ata njerëz i lë dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë. Kjo i godet më së shumti serbët, sepse ata presin mbështetje e mirëkuptim. Ata kanë votuar për njerëzit të cilët tash janë në pushtet mu për shkak të premtimit se Kosova do të jetë pjesë e Serbisë”, ka thënë Janjic,sipas të cilit “”serbët me shekuj kanë jetuar nën pushtete e sundimtarë të ndryshëm, por kurrë nuk kanë hequr dorë nga Kosova.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat