KFOR deklarohet për zhvillimet në Drenicë

Aktuale

KFOR deklarohet për zhvillimet në Drenicë

Nga: A.Zh Më: 9 shtator 2018 Në ora: 08:50
KFOR-i

(E plotësuar) - KFOR, përmes një deklarate për media, ka thënë se po punon për të hequr bllokun e banorëve të protestuesve të Drenicës për në fshatin Banjë dhe për të rivendosur lirinë e lëvizjes atje.

KFOR ka thënë se po punon që ta bëjë këtë në mënyrë paqësore, por është ka theksuar se është gati të ndërhyjë në përputhje me mandatin e tij si përgjigje e tretë, nëse kërkohet.

Sipas KFOR-it, siguria e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë, është e garantuar, përcjell Bota sot.

Komunikata e plotë:

Sa i përket situatës aktuale në Kosovë, KFOR-i po punon në koordinim me institucionet në Kosovë dhe Policinë e Kosovës për të siguruar sigurinë e Presidentit të Serbisë. Askush nuk e kërcënon z. Vuçiç dhe siguria e tij është e garantuar.

Lidhur me protestën përgjatë rrugës për në Banjë, KFOR është në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës për të hequr bllokun dhe për të rivendosur Lirinë e Lëvizjes.

KFOR po punon për ta bërë këtë në mënyrë paqësore, por është gati të ndërhyjë në përputhje me mandatin e tij, si përgjigje e tretë, nëse kërkohet.

***

Siç raporton media, afër protestës dhe bllokadës së rrugës në fshatin Tërnavc të Drenicës, ka arritur një kolonë me mjete të blinduara të KFOR-it.

Sipas zhvillimeve atje, ata po përgatiten të ndërhyjnë për zhbllokimin e rrugës.

Në anën tjetër numri i protestuesve aty veç sa po vjen e po rritet.

Ndryshe i shqetësuar me këtë situatë në Drenicë e cila mund të eskaloj, kryeministri ka anuluar vizitën e Vucicit.

Tek protestuesit që kanë bllokuar segmentin rrugor Tërnavc-Klinë e Epërme, për të mos lejuar shkuarjen e Vuçiqit në Banjë, kanë arritur edhe forca të KFOR-it.

Media raporton se KFOR-i nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për shpërndarjen e protestës, por me qetësi po e përcjellë situatën

Kujtojmë se ërveç segmentit rrugor në Tërnavc, rrugët janë bllokuar edhe në Runik dhe fshatra të tjera. Media raporton se protestës se shoqatave te luftes së UÇK-së i janë bashkuar edhe kryetari Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, deputeti Bekim Haxhiu dhe personalitete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat