Vuçiq përball Policisë së Kosovës, ja çfarë po ndodh atje - Bota Sot
Vuçiq përball Policisë së Kosovës, ja çfarë po ndodh atje

Aktuale

Vuçiq përball Policisë së Kosovës, ja çfarë po ndodh atje

Nga: D.RR Më: 9 shtator 2018 Në ora: 09:35
Vuçiq dhe Policia e Kosovës

(E plotësuar) - Vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për në Banjë të Skënderajt është anuluar nga Qeveria e Kosovës.

Por presidenti serb ka insistuar që të vazhdojë rrugën dhe ai është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Kështu të paktën raporton gazeta serbe Telegraf.

“Në rrugën Zubin Potok-Banjë, Policia e ndaloi presidentin serb. Ka një debat të vazhdueshëm mes policëve dhe presidentit. Ai u njoftua që bllokadat janë rreth 2 kilometra, dhe nuk ka siguri për ta vazhduar rrugëtimin”, shkruan gazeta serbe.

Vuçiqit i anulohet leja për të hyrë në Drenicë 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke parë gjendjen që është krijuar në Drenicë, ku atje janë mbledhur shumë protestues për t’ia pamundësuar kalimin e Vuçiqit për në Banjë, ka marrë vendim që ta tërhjek lejen e dhënë për Vuçiqin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj, përcjell “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...