Bllokohen të gjitha rrugët që të çojnë në Banjë

Aktuale

Bllokohen të gjitha rrugët që të çojnë në Banjë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 11:06
Bllokohen të gjitha rrugët që të çojnë në Banjë

Qytetarët e Drenicës kanë bllokuar të gjitha rrugët që të qojnë në fshatin Banjë të Skënderajt.

Në këtë fshat ka pasur sot të qëndrojë presidenti serb Aleksandër Vuçiq por sipas të gjitha gjasave është tërhequr nga vizita e tij pasi që I është anuluar nga Qeveria.

Protestuesit që janë mbledhur në Runik kanë bllokuar edhe rrugët dytësore të cilat Vuçiq kishte menduar t’i përdor.

Sipas burimeve ai është nisur rrugës nga Zubin Potoku për në Banjë por është penguar nga protestuesit.

Edhe truprojat e Vuçiqit kanë tentuar të hyjnë në Banjë por janë kthyer mbrapsht nga protestuesit.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat