Historiani i njohur tregon tre politikanët shqiptarë që e pranuan planin e Vuçiqit për Veriun: Në gjunjë përballë tij...

Aktuale

Historiani i njohur tregon tre politikanët shqiptarë që e pranuan planin e Vuçiqit për Veriun: Në gjunjë përballë tij...

Nga: P.R Më: 9 shtator 2018 Në ora: 14:26
Aleksandër Vuçiq te liqeni i Ujmanit

Historiani i njohur dhe udhëheqësi i lëvizjes Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vizitën e peridentit serb, Aleksandër Vuçiq në Kosovë.

Sipas tij, populli u ngrit në këmbë përballë Vuçiqit, ndërsa qeveritarët ranë në gjunjë përballë tij.

“Populli ne kembe perballe Vucic; qeveritaret ne gjunje perballe tij Te gjithe e pane. Te gjithe e kuptuan. Thaci, Haradinaj Pacolli etj etj pranuan planin e Vucicit per te vizituar Veriun. Vecanerisht liqenin e Ujmanit.  Pse?  Se gjoja i detyroi Brukseli!!!!! Shkuan me tej e lejuan te vizitoje nje fshat te vogel ne Drenice me emrin Banje. Dhe sipas tyre jo se donin ata por i detyruan... Turp. Qeveritaret e Kosoves ne gjunje para Vucicit..... Por populli shqiptar u ngrit dhe ndaloi Vucicin te shkonte ne Banje.  Populli ne kembe perballe Vucicit. Ky eshte mesimi. Mbase ka ndonje politikan shqiptar ta kuptoje”, ka shkruar Danaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat