Kurti takohet me politikanin serb, flasin kundër pazareve të rrezikshme të krerëve shtetërorë

Aktuale

Kurti takohet me politikanin serb, flasin kundër pazareve të rrezikshme të krerëve shtetërorë

Nga: A.Zh Më: 9 shtator 2018 Në ora: 15:01
Albin Kurti gjatë takimit me Nenad Rashiq

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresive në Kosovë.

Kurti ka thënë se me politikanin serbe, ka biseduar për situatën politike në vend dhe nevojën e dialogut nga poshtë me serbët për integrim të qëndrueshëm shoqëror dhe institucional të tyre në Kosovë.

Kurti, poashtu ka treguar se me Rashiq kanë folur kundër pazareve të “rrezikshme të krerëve autokratë shtetërorë” që, sipas tij, po bëhen në kurriz të popujve dhe demokracisë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Kurtit:

Me politikanin e njohur serb nga Kosova, Nenad Rashiq, sot diskutuam për situatën politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, për nevojën e dialogut nga poshtë me serbët për integrim të qëndrueshëm shoqëror dhe institucional të tyre në Kosovë, si dhe kundër pazareve të rrezikshme të krerëve autokratë shtetërorë që po bëhen në kurriz të popujve dhe demokracisë, të paqes e të ardhmërisë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat