Pas sulmit të autobusit në Serbi, reagon Behgjet Pacolli - Bota Sot
Pas sulmit të autobusit në Serbi, reagon Behgjet Pacolli

Aktuale

Pas sulmit të autobusit në Serbi, reagon Behgjet Pacolli

Nga: N.H Më: 9 shtator 2018 Në ora: 20:44
Behgjet Pacolli

Një autobus i Kosovës është sulmuar sot përderisa po udhëtonte  nga Gjermania drejt Kosovës.

E, pas kësaj ngjarje, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se sulmi është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë Institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi.

Sipas Pacollit, institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës.

“Sulmi, me mjete të forta, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, që sot ka ndodhur ndaj një autobusi të një kompanie kosovare, përderisa po kalonte tranzit nëpër teritorin e shtetit fqinj -Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë Institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi. Institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve dhe qytetarëve, që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...