“Ramush, këta dy të futën në luftë aty ku nuk deshe, por sot...?”

Aktuale

“Ramush, këta dy të futën në luftë aty ku nuk deshe, por sot...?”

Nga: N. Sh Më: 10 shtator 2018 Në ora: 09:12
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli

Qeverisja e kryeministrit Ramush Haradinaj, dallon shumë nga ajo qeverisja 100 ditëshe kur ishte në kolalicion me presidentit dr. Ibrahim Rugova.

Kështu thotë, Nebih Geci, përmes një postimi në Facebook, i cili shton se, tash në mesin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit puna e Haradinajt është e pakuptimtë dhe e pasuksesshme, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai shkruan se, këta dy personalitete Ramushin e futën në luftë aty ku nuk deshi, ndërsa beson se, sot ka ende burrëri dhe nuk është verbuar tërësisht për të mos e kuptuar se në cilën shkallë e kanë ulur.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Ramush nuk po e kuptoje verbimin tend as naivitetin tend. Ramush e kam shume te fresket qeverisjen tende 100 ditshe ne kohen e Presidentit Rugova, si duket i ke ngaterruar koherat, ne kohen e qeverisjes nen administrimin e presidentit Rugova puna juaj ka qene e prekshme dhe frytdhense, arsyja pse ka qene ashtu eshte se ne krahun tend ka qene njeriu i cili nuk te linte te prenoncohesh pa konsultime qe ti te dukesh sa ma burre-shtetas dhe me i arsyshem duke dashur ai qe Kosova te duket sa ma europjane dhe puna te duket e denitetshme.

Tani Ramush qe je ne mesin e ketyre dy njerzve dhe nen administrimin e tyre puna juaj eshte jashtzakonisht e pakuptimt dhe e pasuksesshme dhe Kosova eshte jashtzakonisht shume keq. Arsyja eshte se keta ne lufte te futen aty ku ti ndoshta nuk deshe por u besove, si duket ti prap je kthyer ne kohen kur keta ty te urdheronin apo te keqperdornin per interesat e tyre personale apo klanore apo edhe ideologjike.

Ramush te na thuhet nje fjal e urte popullore „katundi qe duket, kallauz nuk don“. Une po du me besu Ramush qe ti ende e ke do burrni dhe nuk je verbuar tersisht qe mos te kuptosh se deri ne cilen shkalle te kane ulur ty,nese ende nuk e ke pare qe je afer zerros ateher le te jete ky mesazh qe ti mos te zgjohesh ne ora 6.30 min por te jesh 24 ore aktiv qe ta kuptosh ti qe kjo qeverisje nuk te duhet ty e aq me pake Kosoves. Dhe ne qytetaret e ketij vendi po shpresojm per kohera me te mira per ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat