Doris Pack pyet: Po i sakrifikon BE-ja bindjet e veta, si në të ’90-at e hershme

Aktuale

Doris Pack pyet: Po i sakrifikon BE-ja bindjet e veta, si në të ’90-at e hershme

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 07:32
Doris Pack

Fjalimi i Aleksandar Vuçiqit në Mitrovicë dhe rehabilitimi që ai i bëri Milosheviqit janë kritikuar me reagime të shumta e të ashpra. Por vetë Bashkimi Evropian nuk ka reaguar kundër lartësimit që Vuçiqi i bëri Milosheviqit. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak politikanes gjermane, ish-deputetes së Parlamentit Evropian, Doris Pack.

Në një reagim në rrjetin social “Twitter”, Pack ka shkruar:

“Presidenti aktual i Serbisë flet në Kosovë për Milosheviqin si ‘një lider i madh’ pa ndonjë reagim të zyrtarëve të BE-së? A po i sakrifikojmë bindjet tona për të ashtuquajturën realpolitikë, sikur që kemi bërë tepër gjatë në të nëntëdhjetat e hershme?”.

Pack, një politikane e njohur në Evropë, ka qenë prej zërave të dalluar në kundërshtimin e politikave të Milosheviqit në mbrojtje të Kosovës në vitet ‘90, ndërsa pas luftës ka qenë pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian që ka trajtuar çështjet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat