Ish-ministri Baliq dyshohet për sulm seksual, ky e quan rast të montuar

Aktuale

Ish-ministri Baliq dyshohet për sulm seksual, ky e quan rast të montuar

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:58
Ish-ministri dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq është akuzuar se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ky rast ishte raportuar në polici nga babai i viktimës, një vajzë 17 vjeçare Selma M.

Menjëherë pas paraqitjes së rastit në polici, Baliq, është marrë në pyetje. Por pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt. Ai i ka mohuar akuzat.

E në një deklaratë telefonike, ka thënë se rasti është i montuar dhe shpifje.

“Rasti është ende në hetim. Unë jam deklaruar në polici dhe ju them se nuk ka asgjë nga ky rast. Është krejtësisht i montuar”, ka thënë Baliq.

Numan Baliq ka qenë deputet në legjislaturën e tretë (2007 -2010). Po ashtu, Baliq ishte edhe ministër i Shëndetësisë në vitin 2003.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat