Vuçiq: Asnjë zgjidhje pa fuqitë e mëdha

Aktuale

Vuçiq: Asnjë zgjidhje pa fuqitë e mëdha

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 14:06
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq me senatorin amerikan, Ron Johnson

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk ekzistonte asnjë zgjidhje për çëshjen e Kosovës pa SHBA-në, Gjermaninë dhe Rusinë.

Vuçiq e bëri këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp me senatorin amerikan, Ron Johnson.

I pyetur nga gazetarët që të komentonte kërkesën e Rusisë që Kosova të kthehej në kuadrin e sistemit ligjor të Serbisë dhe për faktin se SHBA-ja dhe Gjermania duan që Serbia të njohë Kosovën, Vuçiq u përgjigj se “është e rëndësishme që fuqitë e mëdha po nxisin dialogun mes serbëve dhe shqiptarëve”, transmeton media serbe.

“Çdo marrëveshje është gati e pamundur të arrihet, por nëse arrihet një e tillë, atëhere  është e rëndësishme që ajo të mbështetet nga fuqitë e mëdha”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat