Mustafa përkujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit

Aktuale

Mustafa përkujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 15:05
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot viktimat e 11 shtatorit në SHBA, ku sulmet terroriste morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm dhe shkaktuan pasoja të mëdha.

“Më 11 shtator u sulmuan vlerat e civilizimit dhe bota demokratike, ndërsa përkundër kësaj nuk arritën për asnjë moment t’i ndalin SHBA-të, për t’u ringritur edhe më të fuqishme dhe më të vendosura për luftë kundër të kësaj të keqeje globale, për ta dëshmuar fuqinë dhe unitetin me mbarë botën demokratike në fuqizimin e vlerave të lirisë dhe të mirëqenies, anekënd globit”, tha Mustafa.

Ai ka thënë se LDK u është mirënjohëse gjithmonë SHBA-ve për kontributin e madh në zhvillimin e Kosovës dhe në luftën kundër terrorizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat