Krasniqi: Thaçi nuk guxon t'i afrohet as kufirit serb - Bota Sot
Krasniqi: Thaçi nuk guxon t'i afrohet as kufirit serb

Aktuale

E enjte, 15 nëntor 2018

Krasniqi: Thaçi nuk guxon t'i afrohet as kufirit serb

Nga: Nehat Shaqiri Më: 11 shtator 2018 Në ora: 16:15
Hashim Thaçi

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi thotë se, asnjë zyrtar i lartë i Kosovës nuk ka guxuar deri më tash të shkojnë ta vizitojnë Kosovën Lindore.

Sipas tij, as presidenti i Republikës së Kosovës, nuk ka guxim ta bëjë një gjë të tillë, e kjo përshkak të servilitetit të tij, ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Serbisë.

Image
Faik Krasniqi

“Edhe ata pak politikanë shqiptarë që kanë tentuar të shkojnë atje, janë kthyer mbrapsht nga autoritetet serbe. Madje edhe akademikët e Kosovës. Prandaj Presidenti Thaçi jo që nuk do të guxon të vizitojë Kosovën Lindore, por as që t'i afrohet kufirit serb. Kjo për shkak të servilitetit ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Serbisë, sepse sikur Kosova të tregohej e vendosur në kërkesat e saj dhe zbatimit të reciprocitetit, ndryshe do të sillej edhe Serbia edhe BE-ja”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të shtunën dhe të dielën ka qëndruar në Kosovë, ku ka vizituar liqenin e Ujmanit, si dhe ka tentuar të viziton edhe fshatin Banjë në Skenderaj, por është ndaluar nga drenicasit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test